Turqia sekulare apo islamike
Sipas qeverise turke referendumi i se dieles ka te beje me krijimin e nje demokracie moderne dhe tejkalimit te trashegimise diktatoriale ushtarake dhe shkeljes te se drejtave te njeriut. Partite opozitare e shohin ndryshe referendumin. Sipas tyre referendumi eshte perpjekje e partise ne pushtet e cila ka rrenje islamike per te mbetur ne fuqi dhe per te larguar sa me shume vendin nga sekularizmi. Shumica e turqve jane te pavendosur per voten e tyre. Nje pjese e madhe e pranojne se vendimi i tyre lidhet me qendrimin qe kane ndaj kryeministrit Rexhep Taip Erdogan. Hajdar Ali Jilldiz zyrtar i partise se kryeministrit eshte njeheresh edhe koordinator i fushates zgjedhore ne mbeshtetje te ndryshimeve kushtetuese. Ndryshimet kushtetuese jane nje projekt qe duan te sigurojne se Turqia i permbush standardet e Bashkimit Europian ne menyre me demokratike. Ketu theksojme demokracine parlamentare si dhe pavaresine dhe transparencen e sistemit juridik thote Jilldiz per Radion Europa e Lire. Vete Erdogan ka theksuar se jane te pabaza akuzat qe i lidhin ndryshimet kushtetuese me interesat e tij personale apo te partise se tij. Ne zemer te reformes qe do te votohet ne referendumin e 12 shtatorit eshte dhe reforma e sistemit juridik qe eshte pare per nje kohe te gjate si nje nga shtyllat e sistemit sekular ne Turqi te ndertuar nga Mustafa Qemal Ataturku mbi hirin e Perandorise Osmane ne vitin 1923.
Mbeshtetja qe ka marre kampi qe eshte ne favor te ndryshimeve kushtetuese nga Fondacioni per te Drejtat e Njeriut dhe Ndihma Humanitare e ben situaten dhe me shqetesuese per mbrojtesit e sekularizmit. Organizata ne fjale njihet edhe si organizatore e anijes me ndihma humanitare qe synonte te thyente bllokaden e Izraelit ndaj Rripit te Gazes ne muajin maj. Nga nderhyrja izraelite ne anije humben jeten nente turq. Salih Bilici nje nga zedhenesit e Fondacionit pranon se ndryshimet kushtetuese garantojne me shume te drejta per besimtaret praktikante. Ketu perfshihet dhe e drejta e studenteve per te vendosur shami koke ne universitetet publike. Ky qendrim kundershtohet ashper nga Asociacioni i Mendimit Kemalist nje grup sekular i perkushtuar per ruajtjen e tradites se Ataturkut. Ndryshimet kushtetuese jane hartuar per ti shkaterruar ato qe solli revolucioni Ataturk ne kete vend. Drejtesia do te merret peng kurse lirite e te drejtat nuk do te kene fare rendesi. Qeveria do te kete kontroll mbi drejtesine e per pasoje do te kemi nje sistem autoritar. Evropa ka kaluar permes kesaj rruge dhe quhej fashizem apo nacional-socializem. A ju kujtohet si e ndryshoi Hitleri Kushtetuten ne vitin 1933 Ai i beri ndryshimet me ndihmen e
publikut dhe e mori miratimin e tij. Por ne fund erdhi nazizmi thekson Devrim Jilldirim nga Asociacioni i Mendimit Kemalist. Pavaresisht qendrimeve te kunderta dyshimet mbeten nga te gjitha palet ne skenen e ndare politike te Turqise.
12 Shtator 2010