E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkumbini ende i paorganizuar per sezonin e ri

Sezoni i kaluar futbollistik ka qene per shume arsye i sikletshem per skuadren peqinase. Jo vetem se me shume veshtiresi u arrit mbijetesa ne kategorine superiore, por sepse Shkumbini u paraqit me mjaft oshilacione, si ne loje ashtu edhe ne rezultate. Por, per momentin, eshte per te ardhur keq kur shikon se gjendja e krijuar ne kampionatin e kaluar, ne vend qe te permiresohet po rendohet akoma me teper. Kjo, qofte dhe nisur nga fakti se skuadra ende nuk eshte riorganizuar per kampionatin e ri. Sigurisht, nuk mund te pranohet se nuk ka rrugedalje nga kjo situate. Pa e vene ne diskutim rolin e bashkise, edhe dashamires te tjere, donatore e biznesmene, i kane mundesite per t'i qendruar skuadres me prane. Gjithsesi, mbeshtetja e skuadres nga biznesmenet peqinas konsiderohet si nje nga shpresat e fundit qe ka mbetur, per te filluar organizimi i skuadres per sezonin e ri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›