E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkumbini mund Vllaznine 1-0

Java e 8-te e Superliges e ka ngritur siparin me takimin Shkumbini-Vllaznia i fituar nga vendasit me rezultatin 1-0.

Vllaznia ka treguar nje futboll cilesor dhe impenjim maksimal duke kerkuar golin me cdo forme por pa ia dalur mbane.

Ka qene pikerisht minuta e 89-te ajo qe ka vendosur fatin e kesaj ndeshjeje dhe i ka shtuar edhe 3 pike te tjera skuadres se Shkumbinit. Goli i shenuar nga serbo-boshnjaku Gerbovic duke i dhene fitoren Shkumbinit qe arrin ne kuoten e 11 pikeve tashme.

Nderkohe ne stadiumin Niko Dovana te Durresit Teuta ka fituar edhe ndaj Elbasanit me rezultatin 2-1 duke i dhene nje tjeter goditje skuadres verdheblu e cila nje dite me pare u ndeshkua me 3 pike nga FIFA per mosshlyerjen e detyrimeve financiare ndaj ish-lojtarit te tyre kroatit Peric.

Elbasani eshte mposhtur totalisht nga durrsaket por jane mjaftuar me shenimin e dy golave ne minuten e 34-t me ane te Mirel Cotes dhe 4 minuta me vone ka finalizuar lushnjari Pepa. Golin e vetem te takimit per Elbasanit e shenoi Lloga ne minuten e 83-te.

Tashme durrsaket e shohin veten ne pozita kreu pas 8 javesh kampionat. Ne anen tjeter Elbasani futet ne nje situate te rrezikshme gjendet ne kuoten e 6 pikeve afer fundit te klasifikimit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›