E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkumbini fitonne fund Elbasanizhytet ne krize

PEQIN- Shkumbini eshte ngjitur ne kuoten e 11 pikeve ne renditje pas fitores in-extremis te arritur sot kunder Vllaznise. Ndeshja e luajtur ne Peqin ka dhuruar emocione te shumta nga te dyja ekipet qe kane krijuar raste te panumerta per gol.

Per shkodranet Vajushi ka patur shansin me te mire ne pjesen e pare por ka gabuar vetem per vetem me portierin Kotorri. Nderkohe ne te dyten kane qene vendasit ata qe kane sulmuar me shume. Rastet ne porten e Vllaznise kane qene te shumta por finalizimi pergjithesisht ka qene i dobet. Duhej minuta e fundit e takimit kur Gerbovic i nisur nga nje pozicion i dyshimte arrin te shenoje vetem me portierin.

Nderkohe ne takimin tjeter te luajtur sot Teuta mori 3-pikeshin e radhes duke mposhtur 2-1 Elbasanin. Durrsaket kane shenuar dy gola te shpejte ne pjesen e pare me ane te Cotes dhe Pepes. Por ne te dyten Elbasani u zgjua dhe shkurtoi me Llogen. Minutat e fundit kane qene nje makth per Teuten qe ka rrezikuar disa here ta pesoje. Elbasani mbetet ne kuoten e 6 pikeve pasi 3 prej tyre i jane hequr nga FIFA.
m.a/A. Latifi/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›