E Diel, 1 Nëntor 2026

Beograd derbi i blinduar pas djegies se flamurit

BEOGRAD- Partizani ka mundur Crvena Zvezden ne derbin e sotem te Beogradit qe vinte vetem 10 dite pas djegies se flamurit shqiptar ne Itali dhe rremujave te krijuara nga ultraset e Zvezdes ne stadiumin e Xhenovas. Takimi mendohej i nje rrezikshmerie shume te larte per shkak te sulmit ndaj portierit te Partizanit te Beogradit Stojkovic ne Marassi.

Sot ne stadium kane qene rreth 30 mije tifoze nderkohe qe numri i forcave te policise ka qene afro 5 mije nje shifer kjo qe tregon se gjithcka ka qene e blinduar. Ata kane qene te veshur me xhupa anti-plumb me kaska dhe kundragaz nderkohe qe nuk kane munguar as policet me kuaj. I gjithe stadiumi u kontrollua imtesisht si edhe u vendosen kamera.

Gjithcka qe te dukej si nje leksion per italianet qe nuk moren masat e duhura ne ndeshjen Itali-Serbi te 12 tetorit. Informacionet e sherbimeve sekrete flisnin se ultraset e Crvena Zvezdes ishin pergatitur per te nderprere me cdo kusht ndeshjen per te shkaktuar me pas rremuja ne qytet. Por Serbia dhe Beogradi jane nen vezhgim te rrepte nga UEFA per shkak te incidenteve ne Itali-Serbi. Persa i perket ndeshjes ajo perfundoi 1-0 per Partizanin pas nje goli te realizuar qe ne minuten e peste nge Moreira.
m.a/A. Latifi/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›