E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkumbini vs. Vllaznisë luhet... në Europë

www.albania-sport.com - Me katër mungesa të sigurta, dy lojtarë të pezulluar (Mustafaj dhe Mujdragiç) dhe të dy tjërë të dëmtuar (Xhafa dhe Grboviç), Shkumbini do ta nisë fazën e tretë të Kategorisë Superiore ndaj Vllaznisë së Shkodrës në luftën për një vend në zonën europiane.

Pas 22 javësh, Shkumbini i vendit të pestë (një pikë pak se Laçi, vendi i katërt) ka krijuar një diferencë prej 4 pikësh ndaj Vllaznisë (vendi i 8-të, 26 pikë), por në përballjet direkte sezonale janë ndarë “jek e jek”.

Vllaznia fitoi në fazën e parë 2-0 në “Loro Boriçi” (java 7, dy gola të Bekim Balës), ndërkohë që Shkumbini triumfoi 2-1 ndaj Vllaznisë, falë dy dy golave të realizuara nga dy blerjet dimërore Ferjoz Shënaj e Altin Gërboviç në ndeshjen hapëse të javës së 18-të të Kategorisë Superiore dhe të vitit 2010, në një takim shumë emocionues për të dy trajnerët Daiu e Martini.

Të dyja skuadrat e luajtën gjithë pjesën e dytë me nga dhjetë lojtarë, pas ndëshkimit të sulmuesit të Shkumbinit, Erjon Mustafaj dhe qendërmbrojtësit të Vllaznisë, Blaze Rajoviç,

Shkumbini vjen në përballjen e tretë sezonale kundër Vllaznisë pas humbjes minimale (1-0) me Skëndërbeun në Korçë, takimi i prapambetur dhe i luajtur ditën e diel, ndërkohë që Vllaznia vjen pas barazimit 1-1 me Gramozin e që prodhoi shumë incidente pas takimit në Ersekë.

Presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, është me kembë në tokë: “Fillimisht duhet të marrim pikë që largohemi nga zona e ftohtë, e pastaj të mendojmë për Europën”.

Në fakt, të dyja skuadrat si Shkumbini ashtu dhe Vllaznia, kanë hedhur nga një gjysmëhapi drejt gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë, Shkumbini fitoi 2-1 në ndeshjen e parë me Dinamon, ndërsa Vllaznia barazoi pa gola me Skënderbeun në Korçë.


BILANCI I SKUADRAVE
41 ndeshje; 15 fitore Shkumbini, 6 barazime, 20 fitore Vllanzia


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 02 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›