Rooney në mbrojtje të John Terry-t

Sulmuesi i Manchester United, Uayne Rooney, ka dalë hapur në mbështetje të mbrojtësit të Chelsea, John Terry, i cili është vënë në qendër të kritikave, pas skandalit që shpërtheu në media, për lidhjen e tij me ish-të dashurën e Uayne Bridge. Kjo situatë i kushtoi Terry, heqjen e shiritit të kapitenit të kombëtares angleze, por për sulmuesin e United ai mbetet një lider i madh.
"John Terry është një lider për skuadrën tonë dhe pavarësisht se nuk do të ketë më shiritin e kapitenit në krah, ai mbetet një lojtar i madh dhe një lider i madh dhe nuk do të ketë asnjë ndryshim kur të zbresim në fushë," u shpreh Rooney. 24 vjecari ka komentuar edhe vendimin e Bridge për tu tërhequr nga përfaqësuesja, si pasojë e kësaj ngjarje. "Uayne Bridge është një lojtar fantastik. Sidomos tani me Ashley Cole të dëmtuar, jam i sigurtë se ai do të kishte qenë zëvendësuesi ideal.
Por fatkeqësisht, ky është vendimi i tij dhe ne duhet ta respektojmë", përfundoi Rooney, i cili vazhdon të jetë vendimtar për Manchester United, duke shënuar edhe golin e fitores në ndeshjen me Aston Villa, për finalen e Kupës së Ligës. Për Ronney duket se është edhe një rekord, sepse ka shënuar 7 gola në 8 ndeshjet e fundit me kokë.
Eno Skarço < I mëparshmi