E Diel, 1 Nëntor 2026

Vuçiq: Nesër ose të mërkurën me serbët e veriut

Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëuar se nesër ose të mërkurën do të takohet me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, për të diskutuar zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit.

Ai ka thënë se Serbia do të gjejë mënyra për të mbrojtur interesat e saj, pa përdorimin e dhunës dhe të forcës, transmetojnë mediat serb, transmeton Rel.

Vuçiq po ashtu ka paralajmëruar se do të takojë përfaqësuesit e serbëve edhe në veri, edhe në jug të Lumit Ibër.

Më herët, njëri prej liderëve të veriut, Marko Jakshiq, ka thënë se takimi i paraparë për nesër në Beograd, është anuluar.

Serbët e veriut kundërshtojnë Marrëveshjen e Brukselit, e cila, pos tjerash, parasheh shpërbërjen e disa strukturave paralele serbe.

Vuçiq ka konfirmuar se më 12 maj do të qëndrojë në Kosovë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›