E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkup, 14 të arrestuar pas protestave për vrasjen e pesëfishtë

SHKUP - Ministria e Brendshme maqedonase arrestoi 14  persona, pas protestave të djeshme në Shkup të organizuara në shenjë revolte për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovcë.

''Pritet që në bazë të të gjitha dëshmive, kjo ministri të ngrejë padi penale që do t'u dorëzohen gjykatave kompetente'', deklaroi ministrja e Brendshme maqedonase, Gordana Jankuloska.

Sipas saj, në protestë kanë marrë pjesë rreth 1 000 persona, kryesisht para ndërtesës së qeverisë, të cilët kanë shkaktuar incidente, ku janë plagosur rëndë dy policë, ndërkohë që tre qytetarë gjithashtu janë plagosur.

Gjatë protestës janë sulmuar edhe ekipet e mediave që kanë raportuar ngjarjen, janë shkaktuar dëme materiale, janë thyer dritare të ndërtesës së qeverisë, është dëmtuar një automjet i policisë si dhe disa billborde.

(er.nu/mia/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›