E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pika kufitare me Malin e Zi, Komisioni i Sigurisë e miraton me konsensus

TIRANE- Është miratuar me konsensus në Komisionin e Sigurisë marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Malit të Zi për përcaktimin e pikës së përbashkët t¸ kalimit kufitar “Zatrijebacka Cijevna-Grabon”, për trafikun ndërkombëtar të pasagjerëve si dhe për pikën e përbashkët të kalimit kufitar “Cerem-Vranick”.

Marrëveshja vjen në vijim të bashkëpunimit institucional mes Shqipërisë dhe Malit të Zi për të thelluar edhe më tej marrëdhëniet dy paleshe në të gjitha nivelet.

Eksperienca e deritanishme në hapjen e pikës së kalimit të Muriqan- Sukobin ka qenë e suksesshme dhe është bërë shkak, për hartimin e kësaj marrëveshje të re. Komisioni i Sigurisë do të shqyrtojë në mbledhjen e ardhshme materialin e ankesës së tre gjeneralëve ndaj ministrisë së Mbrojtjes.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›