E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarkozi rrezikon “t’i vjedhin” orën, e fut me shpejtësi në xhep

FRANCË- Përvec kolltukut në Elize, presidenti francez Nikola Sarkozi ka rrezikuar të humbasë edhe orën e tij të cmuar Patek Philippe, me një vlerë prej 55 mijë euro të dhuruar nga bashkëshortja e tij Karla Bruni.

Ndërsa shtrëngonte duart gjatë një tubimi elektoral në Place de la Concorde, zinxhiri i orës së Sarkozi u lirua dhe presidenti rrezikoi t’ja merrnin orën e tij të cmuar.

Por mjaft i shkathët dhe me një xhest të shpejtë presidenti francez arriti të fusë orën në xhepin e xhaketës. Për pak caste shumë menduan se ora e presidentit u mor nga turrma, por video e publikuar nga mediat franceze që po bën xhiron e botës, tregon mjaft qartë se si Sarkozi arriti ta shpëtojë në kohë orën e tij të kushtueshme, të dhuruar nga bashkeshortja Karla Bruni.

Video e publikuar nga mediat franceze po bën xhiron e botës, dhe të sjell në mendje një skenë të ngjashme të ndodhur në Shqipëri në qershor të 2007-ës, kur ora e presidentit Bush u zhduk nga dora e tij ndërsa takonte turrmen e entuziasmuar në Fushë-Krujë. Zhdukja e orës shkaktoi një skandal të vërtetë pasi mediat e mbarë globit raportuan se ishte vjedhur ora e presidentit amerikan në Shqipëri. Por fatmirësisht shumë shpejt misteri do të zbulohej pasi ambasada amerikane dhe Shtëpia e Bardhë mohuan raportimet, ndërsa u konfirmua se vetë Bush ia kishte dhënë orën njërit prej truprojave të tij. Gjithësesi në këtë rast bëhej fjalë për një orë të markës Timez shumë më të lirë, vetëm 50 dollarë.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›