Mali i Zi, Mediat: Gjukanoviç drejt dorëheqjes
PODGORICë- Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç do të largohet përfundimisht nga funksioni i kryeministrit në mes të tetorit për shkak të marrjes së detyrës së re në NATO, ndërsa në vendin e liderit të partisë mundet të mbetet deri në kongresin e ardhshëm për shkak të mosmarrëveshjeve rreth emrit të ri drejtues, shkruante sot gazeta e Podgoricës "Dan".
Gazeta pohon se pothuajse është e paqartë edhe tërheqja nga politika e zëvendëskryeministrit dhe nënkryetarit të Partisë Demokratike të Socialistëve, në pushtet, Svetozar Maroviç.
Duke iu referuar burimeve të kreut të partisë, "Dan" shkruan se deri më 15 tetor Gjukanoviçin do ta zëvendësojë shefi i Agjencisë për Sigurinë Kombëtare, Dushko Markoviç.
Gazeta pohon se një marrëveshje e tillë është arritur fundjavën e kaluar në Tivar ndërmjet Maroviçit, Filip Vujanoviçit dhe Zheljko Shturanoviçit.
Në funksionin partiak Gjukanoviqin duhet ta pasojë Shturanoviç, ndërsa ai do të mbetet kryetar nderi i partisë.
(d.b/BalkanWeb)