Plagosja në Fier, identifikohet autori

Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorin të plagosjes së dy personave ditën e djeshme në Fier.
Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasi Ilir Dine është shpallur në kërkim për plagosjen me armë të dy personave në Fier.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen “1 maji” në qytetin e Fierit ku shtetasit Bledar Seneja 31 vjeç dhe Mariglen Nani 35 vjeç u qëlluan me armë për motive ende të paqarta.