Shkup, Gruevski merr sot mandatin për formimin e qeverisë
SHKUP- Presidenti Ivanov dorëzon sot mandatin për përbërjen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevskit, liderit të VMRO-DPMNE-së, parti e cila në zgjedhjet e parakohshme parlamentare fitoi më shumë vende të deputetëve.
Pas marrjes së mandatit, Gruevski ka 20 ditë që deri te Kuvendi ta dorëzojë përbërjen dhe programin e qeverisë së re. Kuvendi e zgjedh qeverinë me shumicë votash.
Zëvendës-kryeministri për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Abdilaqim Ademi deklaroi dje se është arritur platformë e re qeveritare midis BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së.
"Në platformë do të jenë të gjitha temat dhe të gjitha çështjet e hapura të cilat deri më tani nuk janë përmbyllur dhe ndoshta i kanë çrregulluar marrëdhëniet e ndërsjella. Me përmbylljen e të gjitha temave ne dëshirojmë Maqedonisë t'i sigurojmë të ardhme evropiane, si dhe zhvillim ekonomik. Kjo është hera e parë në Maqedoninë pluraliste, programi qeveritar të jetë i përbashkët dhe i përbërë nga programet zgjedhore të dy partive-fituese në zgjedhje", deklaroi Abdilaqim Ademi. Akoma nuk dihen emrat e ministrave të rinj.
Ermira Mehmeti-Devaja, nga BDI, të shtunën pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, tha se ndarja fillestare e pozicioneve dhe resoreve në pushtetin e ri do të jetë 2:1.
(s.g/Mia/BalkanWeb)