Rënia nga kategoria, tifozët e River Plejtit, luftë në rrugë
ARGJETINË- River Plejti, skuadra më e madhe e Argjentinës, ka rënë nga kategoria për herë të parë në historinë e saj. Ndeshja e plejofit me modestët e Belgranos ka përfunduar në barazim 1-1, ç’ka bën që 33 herë fituesit e kampionatit argjentinas, ta shohin veten një kategori më poshtë. River Plejti vuajti sezonin e dobët 2008-2009, pasi në Argjentinë merren për bazë tre sezone kur diskutohet çështja e ekipeve që bien.
Përballë 60 mijë tifozëve të pranishëm në stadiumin “Monumental”, Riveri kaloi në avantazh me anë të Pavones që në minutën e 6-të, por në pjesën e dytë Gulielmo Farre barazoi për Belgranon, që kishte fituar 2-0 në shtëpi. Por, kjo ishte vetëm njëra anë e medaljes. Ndeshja nuk u mbyll asnjëherë, pasi tifozët e Riverit u futën në fushë, duke sulmuar futbollistët. Gjyqtari e ndërpreu takimin për shkak të akteve të dhunës së tifozëve, që e kanë patur sidomos me futbollistët e tyre.
Por, dhuna e nisur në stadium ishte vetëm starti i asaj çfarë do të ndodhte më vonë në rrugët e Buenos Airesit. Tifozët huliganë nisën një betejë të frikshme jashtë dyerve të stadiumit, por sidomos në sheshin kryesor, ku iu vunë zjarrin dyqaneve dhe thyen xhamat e dritareve. Ata kanë patur në duar hekurishte dhe gurë, ndërsa nuk kanë munguar përleshjet me policinë. Bilanci ka qenë 25 plagosur dhe shumë të tjerë të dëmtuar nga gazi lotsjellës.
Ndërkohë, tifozët e Belgranos kanë qëndruar për orë të tëra në stadium nga frika e trazirave, pavarësisht se jashtë dyerve të tij ishin përqendruar mijëra forca policie.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)