Shkup, Kuvendi sot debat për pr/buxhetin 2010
SHKUP- Në Maqedoni, kuvendi nis sot debarin për pr/buxhetin e vitit 2010. Të ardhurat planifikohen në 134 miliardë dhe 257 milionë denarë, ndërsa shpenzimet në 153 miliardë dhe 720 milionë denarë. Deficiti është projektuar në 2,5 për qind të PBV-së dhe do të arrijë 10 miliardë dhe 460 milionë denarë.Te shpenzimet ka rritje prej 3,4 për qind, ndërsa te shpenzimet për 2,8 për qind.Projektimi qeveritar për vitin 2010 është se rritja e PBV-së do të jetë dy për qind, ndërsa në maksimum dy për qind është planifikuar edhe shkalla vjetore e inflacionit.Sipas propozuesit, buxheti është më i zhvilluar, real dhe me strukturë më të mirë. Vitin e ardhshëm Qeveria do të vazhdojë me politikën e disiplinës strikte për punësim në sektorin publik. Nuk parashikohet edhe rritje e pagave në administratën publike. Vlerë më e vogël është parashikuar edhe për paragrafin mallra dhe shërbime për 9,8 për qind.Rritje është parashikuar te subvencionet për 10,9 për qind te transfertat sociale për 1,8 për qind, shpenzimet kapitale do të rriten për 16,2 për qind. Për arsimin prashikohen 21,285 miliardë denarë, për shëndetësinë 19, 756 miliardë denarë, për mbrojte sociale dhe mbrojte të fëmijëve 49,920 miliardë denarë, për infrastrukturë dhe zhvillim ekonomik 18,983 miliardë denarë, për bujqësi 7,490 miliardë.Të ardhurat tatimore janë projektuar në 77,049 miliardë denarë.Deficiti buxhetor do të finacohet nga burime vendore dhe të huaja ku debia e vendit do të jetë për 11 për qind më e vogël se në vitin 2009. Projektimi është në 3,898 miliardë denarë. Debia e jashtme planifikohet të jetë nga Banka Botërore dhe BERZH-i për projekte infrastrukturore, përkrahje buxhetore e dakorduar nga Banka Botërore prej 30 milionë dollarësh, si dhe nga burime të tjera. (s.g/mia/balkanWeb)