E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder, sot lamtumira e fundit për ish deputetin PS

SHKODER- Do t’i jepet sot lamtumira e fundit ish-deputetit socialist Lekë Cuka. Ai u nda nga jeta të dielën në një aksident rrugor në aksin Tiranë- Fushë Krujë.Familjarë, miq, kolegë dhe të afërm të ish deputetit do t’i japin nderimet e fundit në homazhet që do të zhvillohen në ambientet e prefekturës së Shkodrës nga ora 11:00- 13:00 . Në homazhe pritet të marrin pjesë dhe figura të larta të shtetit dhe politikës. Rreth orës 13.00 trupi i pajetë i Lekë Cukajt do të përcillet për në banesën e fundit, në varrezat e fshatit Dedaj të komunës Shkrel, ku ishte dhe vendlindja e tij dhe ku prehen edhe të afërm të tjerë të familjes. Mbrëmjen e së dielës ish deputeti në dy legjislatura ishte nisur drejt Tiranës për të qëndruar me dy vajzat e tij të cilat studiojnë dhe banojnë në Tiranë. Rreth orës 20.00 makina që drejtohej nga 59 vjecari është përplasur me një mjet tjetër në aksin Tiranë- Fushë Krujë. Në aksident mbeti i vrarë dhe drejtuesi i makinës tjetër, Hasan Guci, ndërsa është plagosur bashkëshortja e tij.Kush ishte Lekë CukajMe profesion fizikant, Lekë çukaj u zgjodh si deputet i PS-së në zonën e Shkodrës në legjislaturat 1997-2001 dhe 2001-2005 në Kuvendin e Shqipërisë. çukaj ka qenë edhe anëtar i Komisionit për Ekonominë, Financat dhe Privatizimin, në legjislacionin 1997-2001. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, çukaj ishte kandidat për deputet në Shkodër për partinë PSV’91.Në 3 korrik të vitit 2005, ish- deputeti i shpëtoi mrekullisht një aksidenti. Në aksin Fier-Lushnjë, te kryqëzimin në vendin e quajtur “serat”, në lagjen Sheq i Madh”, Fier, automjeti me të cilin udhëtonte çukaj doli nga rruga dhe u përplas me një mur betoni. çukaj pësoi dëmtime në kokë, por që nuk i rrezikonin jetën.(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›