E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia dorëzon sot në Stokholm aplikimin për pranim në BE

BEOGRAD - Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç udhëton sot drejt Stokholmit për të dorëzuar kërkesën zyrtare për pranimin e vendit të tij në Bashkimin Evropian, një dekadë pas luftave në Ballkan. Kjo kërkesë i dorëzohet kryeministrit të Suedisë Fridrik Reinefeldt, vendi i cili kryeson presidencën e radhës së Bashkimit Evropian.Në ceremoni, e cila do të fillojë në orën 14:30, do të jetë prezent edhe Komisioneri Evropian për Zgjerim, Olli Rehn. Pas kësaj Tadic, Reinefeldt dhe Rehn do t’iu drejtohen gazetarëve.Qeveria e Serbisë dergoi të shtunën vendimin për dorëzimin e kandidaturës për anëtarësim në Union deri në fund të vitit, ndërsa Suedia, caktoi 22 dhjetorin si datë kur ky vendim mund të zyrtarizohet edhe formalisht. Kryeministri suedez është shprehur se presidenti Tadic është i mirëseardhur në Stockholm më 22 dhjetor, duke vlerësuar se me vendimin e saj për kandidim Serbia “ka bërë një hap historik”.Edhe shefi i diplomacisë suedeze, Karl Bildt, tha se vendi i tij është i gatshëm që të pranojë aplikacionin e Serbisë për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.Paraprakisht, ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së kanë miratuar afrimin e Serbisë drejt BE-së. Që prej tre ditësh serbët mund të lëvizin të lirshëm nëpër të gjithë vendet e Bashkimit Europian, pasi përfitoi nga liberalizimi i vizave, në vendet Shengen. Dy javë më parë BE hoqi bllokadën për marrëveshje tregtare me Beogradin. Vendimtar është qëndrimi i Gjykatës për krime lufte në Hagë, e cila kërkon arrestimin e ish komandantin ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladic që është i akuzuar për krime lufte.(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›