E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkup: LSDM-ja largohet nga parlamenti

Partia më e madhe opozitare, Lidhja Social-Demokrate braktisi sot Parlamentin për një afat të pacaktuar duke drejtuar akuza ndaj maxhorancës.

Udhëheqësi i forcës më të madhe opozitare në Maqedoni, Branko Cërvenkovski theksoi se nuk ka për qëllim të marrë pjesë në punimet e Parlamentit për t`i dhënë legjitimitet kësaj qeverisje.

Cervenkoski theksoi se bojkotimi i Parlamentit po bëhet pas ngjarjeve të fundit me televizionin A1, ku gjykata vendosi ngrirjen e llogarive bankare të këtij televizioni dhe të gazetave që janë në pronësi të biznesmenit Velija Ramkovski. Ky i fundit është arrestuar në operacionin “Rrjeta”, nën akuzat për fshehje tatimesh dhe dëme të buxhetit shtetëror.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›