E Diel, 1 Nëntor 2026

Demostrata homazh e opozitës, policia masa të forta sigurie

Edhe pse policia doli në një deklaratë për shtyp se nuk do të garantonte manifestimin homazh të Partisë Socialiste në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ajo ishte në gadishmëri duke ruajtur të gjitha institucionet shtetërore. Tre gardhe të një pasnjëshme të punonjësve të policisë së komisariateve si dhe FNSH te veshur me skafandër, kanë rrethuar kryeministrinë. Por gjithashtu edhe qentë antieksploziv nuk kanë munguar rreth godinës së qeverisë. Ndërkohë që kjo nuk ka qenë e vetmja godinë e cila është ruajtur nga uniformat blu, presidenca si dhe ministri të tjera janë ruajtur nga policia e shtetit, edhe pse ka pasur një numër më të vogël policësh.

Një rol të veçante ka luajtur edhe policia rrugore e cila në orën 13.30 ka bllokuar qarkullimin në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” si dhe ka larguar të gjitha automjetet e parkuara në këtë aks rrugore. Kështu që prej orës 13.30 e deri rreth orës 16.00, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” ka qenë i bllokuar duke u dhënë mundësi manifestuesve të qarkullojnë të lirë. Pas kësaj orë, automjetet kanë nisur të qarkullojnë normalisht. Por edhe një pjesë e Bulevardit “Bajram Curri” dhe “Zhand’ark” ka qenë i bllokuar për shkak të këtij manifesti, i cili nuk ka regjistruar asnjë incident mes manifestuesve dhe forcave të policisë që kanë qenë në ruajtje të rendit dhe të institucioneve shtetërore. Edhe pse gjithçka kjo proteste ka pasur njerëzit e saj me shirit të verdhe në krahun e majtë për të ruajtur qetesinë, policia ka bërë punën e saj duke ruajtur institucionet që ka për detyrë ti ruaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›