Politikani kapet duke vjedhur letër toaleti
Nga Express më 15 prill 2011 në ora 11:50
Policia në Berlin ka kapur një politikan me dyshimin se ka vjedhur letër të WC-së.
Franck Mihael Johanin, 24-vjeçar, politikan majtist, policia e gjeti pas një hetimi të shkurtër pasi shtëpiakët në ndërtesën e Këshillit Bashkiak vunë re se u mungonin 200 tuba me letër tualeti.
Shtëpiakët në të njëjtën kohë Franckun e zunë për preshi, derisa po dilte nga tualeti me një tubë letre në duar e me një çantë at të mbushur me letër të WC-së dhe atë ia dorëzuan policisë.
"Po hetojmë vjedhjen e disa gjësendeve vlera e të cilave nuk shkon në 100 euro", kanë thënë në policinë e Berlinit.