Shkup, apartamenti i politikanit, laborator droge
SHKUP- Policia e Shkupit zbuloi një laborator ku përpunohej lënda narkotike në banesën e një politikani të njohur.
Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska konfirmoi sot se gjatë një kontrolli në banesën e politikanit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, u zbuluan 12 kg cannabis, tre kg heroinë, 1 mijë tableta ekstaze, si dhe substanca të tjera narkotike.
Sipas njoftimit të MPB-së, identiteti i politikanit nuk do të bëhet i ditur pasi ai e kishte dhënë me qira apartamentin e tij dhe nuk dihet ende nëse ishte në dijeni të ngjarjes.
Ndërkohë, policia ka arrestuar tre personat që jetonin në apartamentin e politikanit, të cilët akuzohen për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.
“Ky ishte një aksion i MPB-së, ku një periudhë të caktuar personat ishin nën mbikëqyrje, megjithatë transporti i heroinës ndodhi pikërisht mbrëmë. Për këtë shkak kemi vlerësuar se ky është moment kryesor që të ndërpritet ky grup”,- deklaroi ministrja Jankullovska.
(er.nu/koha/BalkanWeb)