Tom Donilon: Irani është bërë më i dobët

Këshilltari për siguri kombëtare në Shtetet e Bashkuara, Tom Donilon ka deklaruar se Irani është bërë më i dobët që kur presidenti Barak Obama mori detyrën në janar të vitit 2009.
Duke folur në Uashington, Donilon tha se lëvizjet e administratës së Obamës për ta dënuar Iranin rreth programit bërthamor, ndarjet e brendshme midis udhëheqjes në Teheran dhe zhvillimet e “Pranverës Arabe”, kanë zvogluar ndikimin e Iranit në Lindjen e Mesme dhe në mbarë botën.
Donilon gjithashtu foli për përpjekjet e SHBA-ve për të izoluar Iranin diplomatikisht dhe për të forcuar bashkëpunimin ushtarak me shtetet e Gjirit, duke rritur kështu presionin mbi regjimin iranian.