E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkup, digjet shtëpia e zëvendësministrit Neziri

Mbrëmë në Shkup dhe rrethana të panjohura është djegur pjesërisht shtëpia e zëvendësministrit aktual të arsimit, Safet Neziri.

Sipas informacioneve zyrtare, zjarri ka ndodhur rreth orës 22:00 në shtëpinë e zëvendësministrit Neziri që ndodhet në lagjen Hasanbeg të Shkupit, në kohën kur ai dhe familja e tij nuk gjendeshin në shtëpi.

Neziri ka theksuar se ka parë shtëpinë e djegur pasi ishte kthyer me familjen e tij, ku janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Sipas tij, ai nuk ka asnjë problem apo kontest të hapur me ndonjë person dhe se aktin e tillë e ka quajtur një porosi për të dhe familjen e tij.Ndërkohë ministria e punëve të brendshme në Maqedoni  ka bërë të ditur se po punon për të zbardhur ngjarjen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›