Fëmijët vunerabël, ndihmë nga shteti dhe familje kujdestare
Për herë të parë qeveria kthen sytë nga fëmijët e rrugës, jetimët dhe famijet e varfëra. Sipas një strategjie të re, kjo kategori fëmijësh do të përfshihet në përkujdesjen e përkohshme nga qeveria. Procedura e parë do të nisë me identifikimin e fëmijve që nuk kanë familje, më pas sigurimin e qëndrimit të tyre në qëndrat sociale dhe përfshirjen e tyre në familjet kujdestare. Spiro Ksera, Ministri i Punës thotë se fëmijët për shkak të moshës janë më tepër të rrezikuar.
Ndërsa përfaqësuesi i UNICEF në Shqipëri Deltef Palm tha se numri i fëmijëve në nevojë është i lartë ndaj ata kanë nevojë për ndihmë ekomonike nga shteti.
Ekspertë të ministrisë së punës thonë se aplikimi i shërbimit të kujdestarisë për fëmijët si një shërbim i ri përkohshëm, i vjen në ndihmë fëmijëve të cilët kanë humbur kujdesin prindëror.