E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkup kreu i Gjykates Kushtetuese shpallet spiun

SHKUP-Komisioni per Verifikimin e Dosjeve ne Maqedoni vendosi dje se kryetari i Gjykates Kushtetuese te Maqedonise Trendafil Ivanovski ka qene bashkepunetor i Sherbimit shteteror te Sigurimit ne kohen e ish-Jugosllavise.
Ky vendim u mor pavaresisht nga deklarata kategorike e Ivanovskit se ai nuk ka bashkepunuar me policine sekrete jugosllave por se ne sistemin e atehershem njesoj sikur edhe ne te tashmin ka qene viktime e saj. Kryetari i Komisionit per Lustrim Tome Adziev deklaroi se Komisioni nuk ka pasur detyrim ligjor qe te marre ne konsiderate deklaraten e Ivanovskit.
Procesi i lustrimit ne Maqedoni ka cuar deri te nje perplasje mes Gjy-kates Kushtetuese dhe kryeministrit. Gjykata Kushtetuese thote se ky proces ne te cilin nje komision verifikon nese zyrtaret e larte kane qene pjese e sherbimeve komuniste ka bere qe kryeministri Nikolla Gruevski ta perdore per sulm ndaj saj. Kjo qe ndodhi gropos edhe me shume kredibilitetin e Gjykates Kushtetuese nderkohe qe rrezon edhe legjitimitetin sa i perket vendimeve te deritanishme. Kjo situate u krijua pasi procesit iu nenshtrua edhe kryetari i Gjykates Trendafil Ivanovski. Komisioni qe ben verifikimet tha se kishte pare dokumente qe sugjeronin se ai kishte bashkepunuar me sherbimet sekrete moniste. Nje gje e tille u mohua nga zoti Ivanovski. Kryeministri Nikolla Gruevski menjehere komentoi kete zhvillim Kjo qe ndodhi gropos edhe me shume kredibilitetin e Gjykates Kushtetuese nderkohe qe rrezon edhe legjitimitetin sa i perket vendimeve te deritanishme. Kjo qe ndodh nuk eshte nje gje e mire per vendin qe ka njerez qe kane vepruar ne nje menyre ne te kaluaren kurse tani kane poste kyce dhe sjellin vendime qe jane tejet te rendesishme per te ardhmen e vendit - tha kryeministri Gruevski. Por Gjykata Kushtetuese thote se me komentet e tij kryeministri ka dale jashte detyrave te tij kushtetuese sepse nuk ka te drejte qe te vleresoje legjitimitetin e Gjykates Kushtetuese por vetem te siguroje zbatimin e vendimeve te saj.

d.b/GSH/BalkanWeb

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›