E Shtunë, 31 Tetor 2026

Finlanda Kosova ndodhet ne rruge te drejte


Jyri Hakamies minister i Mbrojtjes se Finlandes ka vleresuar se Kosova ndodhet ne rruge te drejte dhe te qendrueshme nderkaq ka bere te ditur vendimin e vendit te tij qe do te reduktoje trupat paqeruajtese nga 50 ne gjithsej 20.

Ai keto komente i beri pas nje takimi qe ka zhvilluar me komandantin e KFOR-it Erhard Buhler.

Deshirojme te pergezojme per situaten e tanishme paqja eshte e qendrueshme. Do te mbajme keto diku nja 20 paqeruajtes qe do te vazhdojne me punen e tyre mirepo thashe qe KFOR-i eshte nje tregim suksesi dhe eshte nje shembull se edhe nese puna e paqwruajtesve eshte shume sfiduese Kosova eshte shembull se mund te arrije rezultate perkunder veshtiresive ka thene Hakamies.
Ndersa IIkka Kanerya ish-minister i Jashtem i Finlandes i cili ka propozuar njohjen e Kosoves ne fillim te vitit 2008 dhe aktualisht deputet ne Parlamentin e Finlandes ka theksuar se Kosova eshte ne nje rruge te drejte dhe te qendrueshme.
Nderkaq komandanti i KFOR-it Erhard Buhler ka cmuar perkushtimin e Finlandes per keto 11 vjet ne Kosove.
Ndryshe KFOR-i me fillimin e ketij viti ka reduktuar trupat nga 15 mije ne 10 mije trupa dhe ky vendim thuhet se eshte bere duke u bazuar ne permiresimin e gjendjes se sigurise ne Kosove.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›