E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkup, përleshje me armë në Çair, 3 të plagosur

SHKUP-Tre persona janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri mbrëmë vonë në lagjen Çair të Shkupit.

Dyshohet se gjithcka erdhi si pasojë e një sherri mes 2 grupeve të rinjsh në rrugën “Xhon Kenedi” në kompleksin ku ndodhet televizioni “Era” në një hapësirë që shfrytëzohej si bar-kafe.

Policia theksoi se zënka ka shpërthyer midis një të mituri, për të cilin thuhet se është djali i pronarit të bar-kafesë i shoqëruar nga tre persona të tjerë, ndërsa në anën tjetër kanë qenë rreth dhjetë persona, citon agjencia e lajmeve INA.

Përleshja ka degjeneruar në të shtëna armshë që shkaktoi 3 të plagosur. Policia theksoi se ka ndërmarrë të gjitha masat për zbardhjen e incidentit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›