E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partia e Topit, prezantohet FRD. Oketa: Përfaqësojmë shtresën e mesme

TIRANË- Merr jetë partia më e re e qendrës së djathtë, e njohur si partia e Bamir Topit. Ajo ë quhet Fryma e Re Demokratike dhe sipas një njoftimi të grupit nismëtar të kësaj force të re politike, prezantimi i saj do të bëhet ditën sot, në selinë e saj në rrugën “Xhorxh W Bush”.
Ndërsa dje ka përfunduar edhe stampimi i logos së partisë më të re, e cila mban ngjyrën blu, sot u prezantua ne nje salle te vecante ne kete godine zyrtarisht grupi nismetar i kesaj partie.

Deputeti aktual ne Kuvend, Gazmend Oketa u prezantua sot si kryetari i grupit nismetar i kesaj partie. Ne grup jane dhe ish-deputeti Aleksandër Biberaj, ndërkohë që flitet se në përfundim të mandatit të tij presidencial, kryetar i saj do të zgjidhet, Bamir Topi. 

“Doja t’a përuronim sot në shtëpinë tonë, na falni për sallën e vogël. Jam këtu të bëj deklaratën e parë zyrtare këtu të grupit nismëtar të partisë Fryma e Re Demokratike (FRD). Sic jemi bërë me vetëdije, është ngritur grupi nismëtar, ky grup ka për qëllim të bëjë përgatitjet e nevojshme me zyrtarizimin e partisë fryma e re demokratike”, tha Oketa. 

Synimi i FRD, tha Oketa do të jetë funksionimi i demokracisë në vend, prioritet rinia, kurse partia theksoi ai do të përfaqësojë konkretisht shtresën e mesme të shqiptarëve.

Sipas burimeve të “Gazeta Shqiptare”, kjo parti do të drejtohet nga këshilli drejtues, çka lë të kuptohet se zgjedhjet e strukturës së partisë do të bëhen nga shtatori, atëherë kur edhe presidenti i vendit Bamir Topi, të jetë totalisht i lirë për tu përfshirë në politikë. Megjithatë piketat bazë të funksionimit të partisë së re, duket se janë fiksuar. 

Kështu në status thuhet se kryetari do të zgjidhet me parimin një anëtar, një votë. Kryetari i Partisë dhe krerët e rretheve nuk do të marrin më shumë se dy mandate, ndërkohë që ministrat nuk do të kenë post politik në parti. Sipas burimeve FRD do të jetë një parti e lirë ku do të lejohen zërat kundër, ndryshe nga Partia Demokratike, pjesë e së cilës kanë qenë edhe drejtuesit e FRD-së.

vijon

(d.b/ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›