E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia përjashton Shemsi Premçin: Tejkaloi kompetencat

Tiranë- Ish-kryepolici i Dibrës, Shemsi Premçi është përjashtuar nga Policia e Shtetit pasi sipas kësaj të fundit ai ka tejkaluar kompetencat e tij gjatë drejtimit të policisë së qarkut Dibër.

Përmes një deklarate të bërë sot nga Policia e Shtetit u dhanë detaje për arsyet e shkarkimit të ish-kryepolicit të Dibrës. Sipas policisë lirimi nga detyra për Shemsi Premçin erdhi pas vërtetimit të shkeljeve disiplinore të vërtetuara nga hetimet lidhur me detyren e tij.

Në deklaratën e policisë thuhet se Premçi duke dhënë urdhra të jashtëligjshme ka tejkaluar kompetancat e institucionit që ai drejtonte.

‘Drejtues i Parë Shemsi Prençi, u emërua Drejtor i Policisë së Qarkut Dibër me datën 04.02.2012. Pas fillimit të ushtrimit të detyrës prej tij, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit u adresuan në mënyrë të përsëritur një numër ankesash: nga drejtues dhe oficerë të policisë së këtij qarku për kërcënime, shantazhe dhe transferime në detyrë të tyre, në kundërshtim me ligjin dhe rregulloren e Personelit të Policisë së Shtetit nga ana e Drejtorit Shemsi Prençi, nga autoritetet vendore, për kapërcim të kompetencave dhe dhunim të akteve të përbashkëta të Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Punës dhe Ministrisë së Financave për ngritjen dhe funksionimin e një TASK-FORCE në Qarkun e Dibrës, nga ana e drejtorit të policisë Shemsi Prençi, nga Zyra Përmbarimore e Rrethit Mat, për fyrje dhe pengim të ekzekutimit të vendimit gjyqësor nga ana e drejtorit të Policisë Shemsi Prençi, nga Zyra Përmbarimore Private, për fyerje dhe pengim të ekzekutimit të vendimit gjyqësor nga ana e drejtorit të policisë Shemsi Prençi, nga subjekte private të licencuara në shfrytëzimin e mineralit të kromit për veprime në tejkalim të kompetencave dhe shantazhuese për shkak të konkurrencës tregtare, nga ana e drejtorit të policisë Shemsi Prençi, vënie në dijeni nga ana e Prokurorive të rretheve Mat dhe Dibër për konstatimin e veprimeve të kundraligjshme të policisë së qarkut Dibër të urdhëruara nga drejtori Shemsi Prençi’- tha zëdhënësja e Policisë.

Sipas Policisë, Premçi ka fyer dhe ofenduar publikisht zyrtarë të lartë të vendit. ‘Më datën 23 Prill 2012, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit nisi hetimin administrativ, ndërsa më 24 prill, Policia e Shtetit urdhëroi pezullimin e përkohshëm të tij nga detyra, duke shtuar se pas këtyre masave paraprake, drejtuesi Prençi ka adresuar publikisht fyerje dhe ofendime në adresë të Këshillit të Ministrave, në shkelje të ligjit për Policinë e Shtetit… Në përfundim të hetimit administrativ, me propozim të Drejtorisë së Standardeve Profesionale, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit vendosi Përjashtimin nga Policia të Drejtues i Parë Shemsi Prençi për Kryerjen e veprimeve të pahijshme si dhe Shkelje ose mosushtrimi i kompetencave të Policisë’- vijoi ajo më deklarata.

Shemsi Premçi dha dorëheqjen më 23 Prill dhe pasi mbërriti në Tiranë në një prononcim për mediat akuzoi ashpër qeverinë dhe vetë kryeministrin Berisha për përfshirje në korrupsion dhe segmente të krimit duke shtuar se vetë është vitkimë e mafias së krimit që operon në Bulqizë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›