E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkup, policia kontrolle në lagjet e shqiptarëve, disa të arrestuar

Policia maqedonase ka zhvilluar sot kontrolle në disa lagje të shqiptarëve në Shkup ndërsa raportohet për disa të arrestuar.

Sipas informacioneve kontrolle janë zhvilluar në lagjet Gazi Baba, Hasanberg dhe fshatin Haraçinë ndërsa ende nuk dihet arsyet.  Mësohet se forca të shtuara policore po patrullojnë në lagjet e banuara nga shqiptarë në Shkup.
 

Ndërkohë gazeta “Fokus” në Shkup ka theksuar sot se prania e forcave speciale është vërejtur në afërsi të vendit ku ndodhi tre javë më parë vrasja e pesëfishtë.
 

Mediat serbe dhe ato ruse kanë spekuluar së fundi lidhur me praninë e grupeve të armatosura në rajonin e Karadakut të Shkupit dhe Kumanovës.
 

Ndërsa nga ana tjetër, këto spekulime janë hedhur poshtë duke theksuar se ato vijnë nga qarqe që kanë për qëllim rritjen e tensioneve dhe destabilizimin e vendit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›