E Shtunë, 31 Tetor 2026

1 Maji, sindikatat protestë para kryeministrisë

Konfederata e Sindikatave të pavarura të Shqipërisë ka protestuar sot në ditën ndërkombëtare të punëtorëve para godinës së kryeministrisë.
 

Përfaqësues të konfederatës e kanë vënë theksin në padrejtësinë dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut që u bëhen sot punëtorëve në të gjithë vendin.
 

Kërkesat kryesore të sindikalistëve protestues kanë qënë për punësim, paga më të larta, përmirësimin e kushteve të punës, etj.
 

Në shumë vende të botës përkujtohet sot 1 Maji, Dita e punëtorëve. Kjo ditë, synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale dhe vështrimin ekonomik-social të punëtorëve.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›