E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkup, protesta kundër shkatërrimit të një parku

SHKUP-Një protestë është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Shkup kundër shkatërrimit të një parku të vogël në pjesën qendrore kryeqytetit maqedonas.

Protesta e mbrëmshme është organizuar, pasi punëtorë të mbështetur nga policia shkatërruan “Parkun Bristol” para agimit ditën e Diel.

Parku e kishte marrë emrin në bazë të një hoteli të afërt.

Policia po ashtu ka shkatërruar një tendë të vogël, e cila ishte ngritur nga aktivistët e grupeve “Avangarda” dhe “Oksigjeni”.

Demonstruesit kanë ftuar shtetasit e Maqedonisë që tu bashkohen në protestat e ardhshme kundër planeve të qeverisë për ndërtimin e zyrave administrative në hapësirën e parkut.

Në një gjest ironik, protestuesit kanë shpallur se parkun tani e quajnë “Nikolla Gruevski”, sipas emrit të kryeministrit të Maqedonisë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›