E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkup, shpallet tenderi për linjën hekurudhore Maqedoni-Shqipëri

Shkup- Linja hekurudhore që lidh Kërçovën e Maqedonisë me pikën kufitarë të Shqipërisë është në fazën e tenderimit.

Ministria e Financave në Shkup ka shpallur tenderin për përgatitjet e projektit të detajuar dhe dokumentacionit për hekurudhën e re në kuadër të projektit të Korridorit 8.

Rreth 63 kilometra do të jetë distanca e kësaj linje transporti.

Ndërsa është parashikuar që do të përmbajë edhe një hekurudhë të elektrifikuar. Mjetet për realizimin e fazës përgatitore të këtij projekti janë ndarë nga fondet e Bashkimit Evropian. Investimi do të kapë vlerat e e lejuara që arrin rreth 8 milionë euro.

Mirëpo personat të cilët kanë të drejtë të marrin pjesë në procedurën e tenderit duhet të jenë persona juridik të shteteve anëtare të BE-së, vende kandidate të saj dhe vendeve të përfshira në projekt. Ndërsa vendimi dhe përzgjedhje do të bëhet vetëm për një kompani apo konsorcium.

Ankandi do të mbahet më 12 mars të 2013- ës, ku kompanive u lejohet të marrin pjesë vetëm me një propozim të detajuar. Afati i fundit për zbatimin e aktiviteteve është 24 muaj.

/IDEA/

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›