E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto-Lajçak: Statusi kandidat varet nga Shqipëria

Gjatë qëndrimit në Bratislavë, Ministri Haxhinasto u prit në një takim të veçantë, në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, nga Zv.Kryeministri dhe Ministri i Jashtëmi Sllovakisë, Miroslav Lajcak. Në takim u diskutua mbi zhvillimet në Shqipëri me theks të veçantë procesi i integrimit në BE, zhvillimet rajonale, si dhe aspekte të bashkëpunimit dypalësh.
 

Ministri Haxhinasto theksoi progresin e bërë në Shqipëri në drejtim të reformave, si dhe të situatës politike, duke nënvizuar se këto zhvillime pozitive duhet të kenë vlerësimin e Brukselit dhe vendeve anëtare të BE-së, për dhënien e statusit të vendit kandidat. Kjo jo vetëm që do të jetë e merituar për shqiptarët, por do të fuqizojë më tej edhe rolin dhe inkurajimin për reforma të reja në Shqipëri.

Z. Lajcak u shreh se vërtet në Shqipëri kanë ndodhur ndryshime pozitive, për të çuar në një lajm pozitiv drejt marrjes së statusit të vendit kandidat, por çdo gjë varet nga Shqipëria.
 

Në takim u diskutua edhe për zhvillimet në rajon dhe Kosovë. Lidhur me zhvillimet në veri të Mitrovicës, në takim u nënvizua se është e rëndësishme që komuniteti ndërkombëtar të flasë me një gjuhë dhe të japë mesazhe të përbashkëta dhe të qarta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›