E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidencialet, sondazhi: Nikolic epërsi ndaj Tadic

BEOGRAD- Partia opozitare e Tomislav Nikolic pritet të fitojë më shumë vota në zgjedhjet parlamentare të 6 majit, duke mundur kështu presidentin në detyrë, Boris Tadic. Mediat vendase bëjnë me dije se ky është rezultati i sondazheve më të fundit të organizaur në vend, agjencia Faktor plus

Por, as Partia Demokratike e Tadic dhe as kundërshtarët e tij nga Partia Përparimtare Serbe e Tomislav Nikolic, sipas sondazhit të kryer nuk do të mund të marrin shumicën.

Partia e Nikolic, sipas tyre do të marrë 33.5 për qind të votave, ndërsa ajo e Tadic, 28.3 për qind. Sondazhi është kryer në mes të 14 dhe 22 prillit dhe për rezultatet e tij janë intervistuar 1084 njerëz.
(el.me/BakanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›