Kreypeshkopi Janullatos inauguron kishën në Tepelenë
Në ceremoni merrnin pjesë qindra besimtarë. U përurua çelja e këtij objekti kulti ortodoks në qytetin e Tepelenës, i pari i këtij lloji të ndërtuar qysh prej kohës së perëndimit të sundimit të Ali Pashë Tepelenës
TEPELENË - Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, dje ka bekuar ceremoninë përuruese të Kishës së Shën Thomait, në qytetin e Tepelenës. Në një ceremoni ku merrnin pjesë qindra besimtarë, është përuruar çelja e këtij objekti kulti ortodoks në qytetin e Tepelenës, i pari i këtij lloji të ndërtuar në këtë qytet qysh prej kohës së perëndimit të sundimit të Ali Pashë Tepelenës. Ndërtimi i këtij objekti kulti disa metra larg kalasë së ndërtuar nga Ali Pashai, është mundësuar me një financim prej 300 mijë eurosh të akorduara nga Kisha Autoqefale e Shqipërisë dhe me mbështetjen e donacioneve të ndryshme. Në ceremoninë e sotme përuruese, krahas përfaqësuesve më të lartë të Kishës Ortodokse Shqiptare, kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të pushtetit vendor, të deleguar nga konsullata e përgjithshme greke në Gjirokastër, etj. Kreu i Kishës Ortodokse Shqiptare, Anastas Janullatos ka thënë se, "Tepelena shquhet për histori dhe krahas pallateve të bukura të këtij qyteti të mrekullueshëm ku bukuria do bukurinë, sot falë Zotit dhe respektin që duhet të ketë për njeriun, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë i dhuroi këtë objekt kulti të mrekullueshëm këtij qyteti me tradita". Punimet për ndërtimin e kishës në Tepelenë patën filluar në fund të vitit 2006, fill pas sigurimit të lejes nga Këshilli Bashkiak i atëhershëm. Objekti në fjalë është tipik i stilit bizantin, me gurë dekoracionalë dhe me tri kate, së bashku me atë të nëndheshmin.
(d.b/GSH/BalkanWeb)