SHKB: Nga transkriptimi gjetëm biseda të koduara
15/08/2009 Vazhdon të mbetet mister përmbajtja e tekstit të mesazhit
5 policët do të merren në pyetje nga prokurorët dhe ekspertët e SHKB-së
TIRANE- Pas dyshimeve të forta se operacioni për lokalizimin dhe arrestimin e të shumëkërkuarit Dritan Dajti është dekonspiruar, ekspertët e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm (SHKB) kanë nisur menjëherë hetimet për identifikim dhe realizimin e personave që kanë bashkëpunuar me 38-vjeçarin Dajti. Burime pranë kësaj strukture hetimore thanë se kanë marrë të gjitha materialet dhe aktualisht po merren me këqyrjen e 10 telefonave e 15 kartave SIM që i shumëkërkuari së bashku me kunatin e tij Ergest Xhoxhin mbanin me vete. Mësohet se nga transkriptimi i bisedave paraprake një pjesë e tyre ka rezultuar se janë kryer në mënyrë të koduar me shprehjet “deti ka shumë dallgë” apo “je në drejtim të forcës”. Por specialistët shprehen se bisedat e kësaj natyre deri tani nuk janë të shumta në numër, pasi ka dhe të tjera, ku efektivat e policisë i kanë kërkuar Dritan Dajtit që të mos i merrte më te numrat me 0694104xxx, por te numrat personalë të tyre. Sipas hetuesve të SHKB-së, aktualisht është shumë shpejt të drejtosh gishtin në ndonjë person konkret që mund të ketë ndihmuar 38-vjeçarin Dajti, por gjatë hetimeve në vazhdim shpresohet të nxirret një konkluzion përfundimtar. Përveç thirrjeve telefonike hyrëse-dalëse që ka bërë Dritan Dajti para 20 minutave se të ndodhte tragjedia e rëndë, SHKB-ja ka arritur të zbulojë edhe një sms në celularin e të shumëkërkuarit. Burimet nuk pranojnë të bëjnë publike asnjë detaj të këtij mesazhi, duke e ruajtur atë si armën më të fortë që ata mund të kenë për të faktuar dekonspirimin ose jo të operacionit për arrestimin e 38-vjeçarit Dajti. Ata nuk pranojnë të shprehen nëse ky mesash është dërguar me fjalë të koduara apo përmbajtja e tij është fare e qartë dhe e kuptueshme. Aktualisht çdo bisedë e transkriptuar si dhe çdo tabulat po dokumentohet ligjërisht. Ndërkohë që marrja e 5 policëve në pyetje mësohet se do të kryhet në praninë e prokurorëve të Krimeve të Rënda si dhe të specialistëve të SHKB-së. Dëshmitë e tyre do të jenë të vlefshme për të dyja çështjet penale që kanë filluar këto dy struktura hetimore. Pritet që në ditët në vazhdim 5 policët të thirren për të dëshmuar.
Ishin siguruar se i shumëkërkuari lëvizte me një “BMV”. Ashtu si tani, nuk dihet se si 38-vjeçari i shpëtoi rrethimit
Policia rrethoi Dritan Dajtin kur arrestoi Lutfi Shabanin
Në korrik 2008 policia kishte organizuar një operacion për të arrestuar Dajtin në zonën e Golemit
Elton Qyno
TIRANE- Strukturat e Policisë së Shtetit gjatë këtyre 6 vjetve që Dritan Dajti ka qëndruar në arrati kanë organizuar dhjetëra operacione për lokalizimin e më pas arrestimin e njeriut më të kërkuar nga drejtësia shqiptare. Agjentët herë pas herë kishin arritur të siguronin informacione për vendndodhjen e tij, por duke qenë se në shërbim të 38-vjeçarit Dajti ishin vënë disa individë që ushtrojnë detyrën e tyre në komisariate të ndryshme të policisë, operacioni për prangosjen e të shumëkërkuarit gjithmonë kishte dështuar. Burime pranë uniformave blu thanë se një nga këto operacione është kryer më 23 korrik të vitit të kaluar, kur është arrestuar me 15 kg heroinë Lutfi Shabani, i njohur me emrin “Ben Çami”. Mësohet se për një kohë të gjatë agjentët e policisë kishin rënë në gjurmët e objektivit të tyre (Dritan Dajtit), që ata e thërrisnin me emrin e koduar “Dhelpra”. Pas një sërë survejimesh si dhe tentativash për t’u infiltruar në grupin shoqëror të 38-vjeçarit Dajti, mësohet se agjentët kanë marrë urdhër nga eprorët e tyre për të finalizuar operacionin. Burimet tregojnë se gjithçka ishte kryer në mënyrën më perfekte, duke filluar nga ndjekja në terren dhe zbulimi i vendit ku do të shkonte Dritan Dajti. Sipas ekspertëve, suksesi i këtij operacioni nuk do të ishte vetëm kapja e të shumëkërkuarit, por dhe arrestimi i tij në flagrancë me rreth 15 kg lëndë narkotike të llojit heroinë, e cila ishte planifikuar të trafikohej nga porti i Durrësit në drejtim të Italisë. Operacioni ishte ndërtuar në mënyrë të atillë që me një goditje të vriteshin dy zogj, pasi policia kishte arritur të siguronte informacione se nën shoqërinë e Dritan Dajtit ndodhej edhe një shtetas tjetër, që sapo ishte liruar nga burgu. Sipas informacioneve të marra në rrugë operative, ky person ishte Lutfi Shabani, njëri nga anëtarët e grupit kriminal “Identikit”, specialiteti i të cilit është trafiku ndërkombëtar i lëndëve narkotike. Makina në të cilën ndodhej “Dhelpra” ishte një “BMV” me targa Dr 35 45 E, që udhëtonte me drejtim nga Kavaja në qytetin e Durrësit. Kur automjeti ndodhej në zonën e komunës së Golemit, pas marrjes së informacionit se në atë makinë ndodhej i shumëkërkuari Dritan Dajti, agjentët e policisë nuk kanë pritur më, por kanë vendosur të ndalojnë me shpejtësi mjetin tip “BMV”, por pas ndalimit kësaj kanë vënë re se në makinë ndodhej vetëm Lutfi Shabani si dhe lënda narkotike, 15 kg heroinë, pa arritur të gjejnë asnjë gjurmë të Dritan Dajtit. Të ndodhur përballë kësaj situata, agjentët kanë pranuar dështimin e operacionit për arrestimin e 38-vjeçarit Dajti, gjë e cila më pas do të bënte që puna hetimore për lokalizimin dhe arrestimin e të sipërpërmendurit të niste nga fillimi. Ashtu si tani, që policia dhe Prokuroria për Krime të Rënda kanë ngritur një sërë dyshimesh se operacioni për kapjen e Dajtit mund të jetë dekonspiruar, edhe vitin e kaluar agjentët e skuadrës operacionale të policisë ngritën dyshime të forta se dikush mund ta kishte informuar Dritan Dajtin për çka e priste. Nuk dihet me saktësi nëse në korrikun e kaluar policia identifikoi personin që kishte sinjalizuar 38-vjeçarin Dajti, por ajo që arritën të zbulonin me saktësi agjentët e policisë ishte se objektivi i tyre kishte mundur të manipulonte disa shefa komisariatesh, të cilët e informonin për çdo rrezik që mund t’i vinte. Duke u nisur nga kjo situatë, edhe operacioni i së premtes së javës së kaluar për arrestimin e Dritan Dajtit ishte mbajtur në fshehtësi të madhe nga drejtuesit e Policisë së Shtetit. Ata e dinin se operacioni për arrestimin e Dajtit shfaqte një shkallë rrezikshmërie tepër të lartë, por nga frika se mos edhe këtë radhë i shumëkërkuari do t’u shpëtonte prangave të policisë drejtuesit e uniformave blu, ashtu si herët e tjera, zgjodhën shmangien e forcave speciale RENEA. Edhe pse këto të fundit nuk u urdhëruan për arrestimin e 38-vjeçarit Dritan Dajti, operacioni i 12 agjentëve të skuadrës operacionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dyshohet se u dekonspirua. Aktualisht lidhur me këtë çështje është ngritur një grup hetimor me ekspertët më të mirë, të cilët po bëjnë zbardhjen e tabulateve të Dajtit dhe transkriptimin e bisedave telefonike hyrëse dhe dalëse.
Familjarët e Altin Dizdarit në prokurori. Marrin sendet personale
Katër policët “bashkëpunëtorë” ende në detyrë
Para ngjarjes komisariati i Lushnjës shkarkoi njërin prej tyre
TIRANE- Megjithëse numrat dhe emrat e 5 policëve janë konstatuar në 10 aparatet celulare të Dritan Dajtit dhe Ergest Xhoxhit, aktualisht 4 prej efektivave vazhdojnë të ushtrojnë detyrën e tyre si punonjës policie në disa komisariate të vendit. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm (SHKB), të cilët thanë se nga materialet hetimore që i ka vënë në dispozicion Prokuroria e Krimeve të Rënda, janë vënë re shumë numra policie, por me këta 5 numra Dajti ka komunikuar me tepër. Mirëpo duke qenë se veprimet hetimore janë në fillimet e tyre, aktualisht drejtorive ku kryejnë shërbimin këta punonjës policie nuk u është çuar asnjë shkresë për pezullimin e tyre nga puna. Ndërkohë mësohet se një emër punonjësi policie që ka folur me Dajtin është shkarkuar nga komisariati i Lushnjës përpara se të ndodhte ngjarja e rëndë, ku u vranë kryeinspektorët Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Kastriot Feska dhe Altin Dizdari. Megjithëse tashmë ai nuk është më pjesë e uniformave blu, specialistët e SHKB-së shprehen se oficeri i shkarkuar do t’u nënshtrohet procedurave hetimore, ku do t’i kërkohet të sqarojë rolin e tij në çështjen “Dajti”. Ndërkohë dje në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda është paraqitur këshilltari i Ahmet Prençit, Edmond Rizai, njëkohësisht djali i tezes së oficerit të vrarë Altin Dizdari, si dhe vëllai i këtij të fundit, Arben Dizdari. Në takimin që kanë zhvilluar me prokurorin e çështjes, Ardian Nezha, mësohet se ata kanë kërkuar nga akuza sendet personale që 33-vjeçari Altin Dizdari mbante me vete: çelësat e banesës, çelësat e makinës, telefonin dhe materiale të tjera. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe familjarët e tre oficerëve të tjerë të vrarë nga Dritan Dajti. Pak ditë më parë Këshilli i Ministrave miratoi një fond special për katër familjet që humbën djemtë e tyre gjatë operacionit të koduar “Pushuesi”. Mësohet se çdo familje si shpërblim për punën e oficerëve të vrarë do të marrë cash 50 milionë lekë të vjetra si dhe do të kenë të drejtën e marrjes së rrogës së plotë deri në periudhën kur fëmijët e policëve të ndjerë të kenë mbushur moshën 18 vjeç. Pas kësaj periudhe katër familjet do të marrin pension të posaçëm nga Buxheti i Shtetit. Ndërkaq këtë vendim shoqata e policisë e ka quajtur gënjeshtrën e radhës së kësaj qeverie, pasi sipas tyre aktualisht një numër i madh policësh që kanë rënë në detyrë nuk gëzojnë të gjitha të drejtat që parashikon ligji.
S’del asnjë ta mbrojë në gjykatë
Akuzat e rënda lënë prej 8
ditësh pa avokat Dajtin
TIRANE- Akuzat e rënda që ka ngritur prokuroria në ngarkim të 38-vjeçarit Dritan Dajti kanë bërë që për një javë këtij të fundit të mos i afrohet asnjë avokat, i cili do të mund të përpiqet në gjykatë për të lehtësuar të shumëkërkuarin. Shtatë veprat penale të vrasjes, ku midis tyre 4 janë për shkak të cilësive të veçanta të ekzekutimit të 4 oficerëve, 1 për vrasjen e “ushtarit” të tij Ledion Mara, 1 për tentativën e vrasjes së agjentëve të tjerë si dhe njëra për falsifikimin dhe përdorimin e dokumenteve shtetërore, i rëndojnë shumë konditat e Dritan Dajtit kur çështja të shkojë në gjykatë për shqyrtim. Mësohet se nga ambientet e spitalit të burgut Dajti ka refuzuar edhe ofertën e prokurorisë që këtij të fundit gjykata t’i përcaktonte një avokat. 38-vjeçari, që ndodhet nën mbikëqyrjen e mjekëve të spitalit të burgut, herë pas herë ka kërkuar që çështjen e tij ta mbrojë në gjykatë avokati i njohur Ardian Leka. Nuk dihet me saktësi nëse Leka do të pranojë ofertën e Dajtit, por në një prononcim të pak kohëve më parë avokati Ardian Leka është shprehur se që nga arrestimi i Dajtit e deri tani nuk ka marrë asnjë kërkesë nga i arrestuari apo familjarët e tij. Sot mbushen plot 8 ditë që ka ndodhur ngjarje e rëndë në Durrës dhe i superkërkuari Dritan Dajti nuk ka folur asnjë fjalë për Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Duke u nisur nga këto rrethana, akuza dy ditë më parë ka refuzuar edhe kërkesën e babait dhe bashkëshortes së tij për ta takuar në ambientet e spitalit të burgut. Mësohet se tashmë gjendja shëndetësore e 38-vjeçarit është përmirësuar dhe pritet që në të ardhmen ai të zhvendoset në ambientet e burgut të sigurisë së lartë 313. Ndërkohë prokuroria ka urdhëruar ruajtjen e tij me forca të shumta të repartit special RENEA, pasi i ndruhet një arratisjeje tjetër, siç ndodhi në vitin 2003, kur Dritan Dajti në mënyrë të menjëhershme mundi të arratisej nga ambientet e gjykatës së Tiranës, duke fituar lirinë për 6 vjet me radhë.