Shkup, vritet i riu shqiptar

26-vjeçari shkupjan, Xhemaledin M. është vrarë mëngjesin e sotëm në periferi të Shkupit.Trupi i tij është gjetur në gjendje të pajetë në rrugën lokale që lidh lagjen Butel dhe fshatin Mirkovcë.
Një person ende i paidentifikuar, sipas policisë ka shtënë disa plumba në drejtim të 26-vjeçarit, duke i shkaktuar vdekjen.
Trupi i të riut shqiptar është gjetur nga 27-vjeçarja E.S nga fshati Bërnjarcë i Shkupit, e cila ka lajmëruar menjëherë autoritetet./Indeksonline/