E Diel, 1 Nëntor 2026

“The Sun” s’i heq femrat lakuriqe

 Aktivistët në Britani e kanë rritur trysninë e tyre ndaj gazetës “The Sun” për t’i hequr fotografitë e femrave gjokszbuluara nga faqja 3, pasi edicioni irlandez i gazetës ka vendosur që të mos botojë më fotografi me gjinj lakuriq, ka shkruar “The Guardian”.

Redaktori i “The Irish Sun”, Paul Clarkson, e ka përmendur kulturën katolike dhe konservatore të vendit të tij si motiv prapa vendimit për të hequr fotot lakuriqe nga faqja 3, që janë botuar që nga themelimi i gazetës.

Vendimi i edicionit irlandez të tabloidit i ka nxitur aktivistët kundër faqes 3 që t’i bëjnë përsëri thirrje shefit të “The Sun” në Britani, David Dinsmore, që tani të ndjekë hapin e Clarksonit.

Hapi i ndërmarrë nga edicioni irlandez është në mospërputhje me qëndrimin e Dinsmoret, i cili përkundër faktit se ka sinjalizuar një ripozicionim redaktorial të gazetës javën e kaluar, ka thënë se mbështet fotografitë lakuriqe në faqen 3 të gazetës.

Dinsmore, i cili ka zëvendësuar Dominic Mohanin në qershor, ka thënë se beson se fotografitë e femrave lakuriqe të faqes 3 i ndihmojnë shitjes së gazetës, dhe ka argumentuar se mijëra njerëz që e kanë nënshkruar një peticion për heqjen e gjinjve lakuriq nga faqja 3 nuk e kanë lexuar asnjëherë gazetën të cilën ai e udhëheq./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›