Triumf i drejtësisë?

Arben Berisha u shpall fajtor për vrasjen e policit Triumf Riza. Për këtë, ai mori dënimin maksimal prej 40 vjetësh burg. Për bashkëkryerje në këtë vepër të rëndë penale, Fitim Avdiu u dënua me 10 vjet heqje lirie, kurse i akuzuari tjetër, Agron Emini, me 2 mijë euro.
Nën masa të mëdha të sigurisë, kryetari i trupit gjykues, Mejdi Dehari, lexoi vendimin e trupit gjykues të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë.
Shefqet Riza, babai e i të ndjerit Triumf Riza, pas seancës përfundimtare, tha se megjithatë, nuk është i kënaqur me dënim që u është shqiptuar të akuzuarve.
“Gjyqi e ka kryer punën e vet, sipas ligjit dhe Kodit Penal, por për mua satisfaksion më i madh si baba i Triumfit të ndjerë, është se populli diti ta çmojë dhe populli para kësaj gjykate e ka mbrojtur më së miri. Ajo ishte për mua një satisfaksion, sepse çdo ligj buron nga populli e jo nga shteti”, tha Shefqet Riza. I pyetur nëse mendon se në këtë rast është ndëshkuar fajtori, babi i Triumfit e mohon këtë. “Unë besoj që jo, por ligji aq e parasheh maksimumin”, thotë ai, dhe beson se dorasi është i paguar. “…Dorasi është i paguar nga krimi i organizuar i bandës së Enver Sekiraqës. I ndjeri u ballafaqua me të prej vitit 2000, me krimin e organizuar me njerëz që merreshin haraç, rekete me bandat mafioze të lidhura me Arkanin dhe me bandën e Zemunit. Janë ato banda që edhe para luftës kemi hequr dhe populli ka vuajtur prej tyre”, u shpreh Shefqeti, pas përfudimit të seancës gjyqësore.
Duke u përgjigjur rreth interesimit të mediave për emrat e eprorëve të policisë që ai vet i kishte përmendur në seancat gjyqësore se janë të lidhur me krimin, Shefqet Riza e pohoi sërish këtë. “Edhe ata do ta marrin dënimin e merituar sepse nuk shkon kështu. Në asnjë shtet, krimi i organizuar nuk mund të lulëzojë pa qenë kreu i policisë i përzier me të. Nëse kreun e policisë, nëse institucionet i kemi të shëndosha, krimi i organizuar dhe bandat mafioze nuk mund të lulëzojnë, por këtu e kemi një gjendje të tërësishme shoqërore të tillë të dalë pas lufte”, u shpreh Riza, sipas të cilit, krimi i organizuar është edhe në politikë. “Është shumë vështirë të luftohet kjo bandë dhe populli është duke vuajtur shumë, por unë edhe njëherë po e theksoj se burimi i drejtësisë është në popull”, tha ai, duke rikujtuar protesat e qytetarëve pas vrasjes së policit Triumf Riza.
“Duhet ta kuptojmë edhe gjykatën e cila është në pozitë shumë të vështirë sepse edhe ata janë të kërcënuar. Krimi i organizuar thellë ka hyrë në shoqërinë tone. S’ka ideal më të lartë sesa flijimi për shoqëri”, u shpreh Riza, duke dhënë përshkrimin e tij edhe për avokatët. “E di që këtë lëndë nuk e kanë pranuar nëntë avokat që kanë ndërgjegje dhe që kanë etikë njerëzore. Dikush duhet ta pranojë, por avokatet ishin të tillë dhe dy avokat u çuan edhe kundër medias se janë fajtorë për t’i dhënë kaq shumë publicitet vrasjes në media, në seancën e kaluar”, tha Shefqet Riza, babai i të ndjerit Triumf Riza.
Por me vendimin e trupit gjykues, nuk pajtohet avokati i tij, Ramiz Krasniqi. Sipas tij, vendimi i gjykatës ndaj klientit të tij, Arben Berisha, është tepër i rreptë. Ai paralajmëroi ankesë.
Ndërkohë, avokati Bajram Tmava, edhe pse nuk e ka mbrojtur tashmë fajtorin Arben Berisha, por të akuzuarin Agron Emini, i cili është dënuar me 2 mijë euro, thotë se dënimi i shpallur është skandaloz.
“Gjykata nuk mundet që për një vrasje ta japë dënimin afatgjatë. Ky është rasti i parë. Ai nuk është dënuar si polic zyrtar, por është dënuar për vepër tjetër”, tha avokati Tmava.
Sipas aktakuzës, vrasja e kryer ndaj policit të Kosovës, Triumf Riza në verën e vitit 2007, është cilësuar si vepër e kryer në mënyrë tinëzare. “Vepra është cilësuar si vrasje në mënyrë dinake, por nuk është kryer në mënyrë dinake”, tha Tmava.
Në bazë të aktakuzës, të akuzuarit Arben Berisha e Fitim Avdiu, së bashku me të akuzuarit Enver Sekiraqa, Rrahim e Ilir Abdullahu, si grup i organizuar nga i akuzuari Enver Sekiraqa, të shtyrë nga motivi i paskrupullt e me dashje që ta privojnë nga jeta Triumf Rizën, e kishin përcjellë me veturën e tyre të ndjerin, i cili ishte gjuajtur 11 herë nga i akuzuari Arben Berisha, derisa kishte dalë nga lokali dhe i drejtohej veturës së tij. Me këtë, në bashkëveprim me të akuzuarin Enver Sekiraqa, Rrahim e Ilir Abdullahun, kanë kryer veprën penale vrasje e rëndë, ndërsa i akuzuari Agron Emini akuzohet për veprën penale moslajmërim i veprave penale apo moslajmërim të kryesit të saj.