E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkurorëzimi që kushton 300 milionë dollarë

Vjeshta e tmerrshme e Tiger Woods është shndërruar në dimër. Situata personale e simbolit të golfit botëror duket se po komplikohet dita ditës.

Pas skandalit që u zbulua për tradhtitë e tij të njëpasnjëshme ndaj gruas së tij Elin Nordegren, tash Tigre rrezikon të përballet me një periudhë të gjatë gjyqësore dhe me avokatë, në çështjen e cila mund të shndërrohet në shkurorëzimin më të kushtueshëm në histori të njerëzimit.

Sipas të përditshmes “New York Post”, ish modelja suedeze kërkon nga Woods plot 300 milionë dollarë (gjysma e pasurisë së deklaruar të golfistit), plus kujdestarinë ekskluzive të dy fëmijëve, Sam (dy vjeç) e Charlie (10 muaj).

Për ta arritur këtë objektiv, Nordegren është e gatshme t’ia besojë punën një avokati të njohur si Sorrell Trope, tashmë protagonist i kujdestarinë e fëmijëve të këngëtares Britney Spears. Suedezja dëshiron të jetë e qetë, ngase është lodhur nga gjërat që i dëgjon nëpër media për burrin e saj. Ajo planifikon që festën e Krishtlindjeve ta kalojë pa Tiger, ndërsa më pas i vjen koha avokatëve dhe parave...

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›