E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkurt, tragjedia Elektra vjen në Teatrin Kombëtar

Tiranë, 10 janar NOA Tragjedia Elektra e shqipëruar
nga Laert Vasili, është vepra e cila do të vihet në skenë në shkurt të këtij
viti nga një prej regjisoreve të mirënjohur sikurse është Adonis Filipi.

Skenograf është Fatbardh Marku, ndërsa
koreografi teatrologia dhe kostumet janë artistë grekë.

Kasti i aktorëve dhe i teknikës do të jenë
emrat më të njohur të Teatrit Kombëtar si Luiza Xhuvani, Roza Anagnosti, Bujar
Asqeriu, Ahmet Pasha, Vasian Lami, Marjeta Larja, Monika Lubonja, Elida
Janushi, etj si dhe artiste të reja të talentuara.

Elektra është ndër tragjedianet më të mëdhenj
të të gjitha kohërave, ndër përfaqësuesit e shquar të panteonit antikitetit
greke ka lindur në Kolonus(495-6 pes), pranë Athinës.

Bashkohës i Eskili dhe Euripidit, ka shkruar
mbi 100 vepra.

Elektra, shkruar nga legjendari Grek,
tragjediani Sofokli është konsideruar gjerësisht si një nga tragjeditë më të mëdha
greke si një nga perlat e të gjitha kohërave dhe për këtë arsye ajo vazhdon të
jetë pikë referimi që tërheq vëmendjen e grishjen artistike të mjaft
krijueseve, kërkuesve, artistëve e regjisorëve.

Nën këtë këndvështrim me brendinë e ndjenjës e
konotacionin bashkëkohor dhe fuqinë e ekspresionit Elektra përbën padyshim
sfidë skenike teatrore e denjë për ambicien e një teatri si Teatri Kombëtar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›