çelet ekspozita me projekte kërkimore për Tiranën
Pesë të rinj të shkolluar jashtë vendit vinë në Shqipëri me projekte mjaft inteesante përsa i përket zhvillimit urbanistik të kryqytetit. Në një ekspozite në ambientet e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve, këta të rinj kanë ardhur përpara publikut me një disiplinë mjaft të veçantë. Qëllimi i ekspozitës është të kontribuojë drejt diskutimit të vazhdueshëm për Tiranën, kulturën dhe trashëgiminë e saj hapsinore. Projekte e paraqitura janë fryt i një pune disavjeçare studimore, kërkimore dhe profesionale. Pjesa më e madhe e tyre janë projekte hipotetike, dhe si të tilla shkojnë përtej limiteve që imponon realiteti i përditshëm.
Pesë arkitektët janë: Skënder Luarasi, Enida Mitro, Egest Gjinali, Gjergj Bakallbashi, Armand Vokshi, kanë kryer studimet jashtë Shqiperisë në universitete dhe shkolla mjaft prestigjoze.