Obama: Nuk do të dërgojmë trupa ushtarake në Jemen

Uashington, 11 janar, NOA Shtetet e
Bashkuara të Amerikës nuk do të dërgojnë trupa ushtarake në Jemen apo në
Somali. Një deklaratë të tillë e ka bërë presidenti i SHBA, Barak Obama, i cili
ka ritheksuar edhe njëherë faktin se do të vazhdojë lufta kundër rrjetit
terrorist Al Kaida, por kjo nuk do të thotë se do të ketë dërgim trupash në Jemen
apo në Somali. Nga ana tjetër, Obama deklaroi se Jemeni është bërë një problem
seiroz, pasi është shndërruar në vendstrehim të Al Kaidës.
Ky vend u vendos në
qendër të vëmendjes pas një tentative për sulm terrorist në një aeroplan
amerikan ditën e Krishtlindjeve, për agresorin e të cilit u tha se ishte
stërvitur sipas të gjitha gjasave në këtë vend arab prej pjesëtarëve të Al
Kaedës.
n.e/NOA