Shkurtimet në buxhetdebate në Komisionine Ligjeve
TIRANE- Opozita kërkoi në Komisionin e Ligjeve që tre institucione si Gjykata Kushtetuese, KLD-ja dhe Presidenca të mos preken nga shkurtimi i fondeve buxhetore, cka nuk u mor parasysh nga maxhoranca.
Edhe vetë përfaqësues të KLD-së dhe Gjykatës Kushtetuese kanë deklaruar në Komisionin e Ligjeve se shkurtimet e fondit buxhetor vështirësojnë punën e tyre.
Konkretisht drejtoresha ekonomike në KLD, Shpresa Kekezi tha se me këto shkurtime vështirësohet puna e inspektorëve. Ndërsa përfaqësuesi i Gjykatës Kushtetuese, Kujtim Osmani është ankuar për fondet e pamjaftueshme për të paguar 11 shoferët të cilët maxhoranca i cilëson të tepërt.
Për të diskutuar rreth shkurtimeve të buxhetit, Komisioni i Ligjeve ka ftuar edhe Presidencën e cila nuk i është përgjigjur kësaj ftese.
(e.n/News24/BalkanWeb)