E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukës, zhduken regjistrat e një shkolle në Morin

Zhdukja e regjistrave është konstatuar nga drejtori i shkollës, Ali Sylaj, i cili ka lajmëruar policinë për ngjarjen.

“Sipas drejtorit të shkollës, dyshimet më të mëdha bien ndaj rojes së shkollës, shtetasit Ramadan Sylaj, 46 vjeç, banor i fshatit, pasi në këtë kohë në shkollë nuk janë vërejtur lëvizje të personave të tjerë”, thotë zëdhënësja e drejtorisë së policisë së qarkut Kukës, Odeta Popa.

Zëdhënësja shtoi se tashmë ka nisur çështja penale ndaj 46-vjeçarit për akuzën e vjedhjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›