Tiranë, pranga katër personave për vjedhje
Fillimisht është arrestuar shtetasi Albert Nuri Durma, 25 vjec, banues në Tiranë.
Ndaj tij, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka lëshuar urdhrin e ndalimit, pasi nga kryerja e veprimeve procedurale dhe hetimore u bë dokumentimi ligjor ku shtetasi i mësipërm rezulton të jetë autor i vjedhur me thyerje në Petrelë të stacionit të një kompanie celulare.
Gjithashtu është i dyshuar edhe për vjedhjen e automjeti furgon me targa LU 6376 B, në pronësi të një shtetasi. Po dje në mesditë janë arrestuar në flagrancë shtetasit Lorenc Sefer Haldeda, 18 vjeç banues në Mëzez, dhe A.B, 15 vjeç, banues në Mëzez.
Arrestimi i tyre u bë sepse dyshohet se këto shtetas në bashkëpunim me njëri tjerin dje në mesditë në rrugën “Asim Vokshi”, i kanë vjedhur varësen prej floriri një shtetaseje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale të vjedhjes.
Ndërkohë është arrestuar edhe shtetasi Koço Sotir Koçi, 45 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tij u krye sepse dje në rrugën “4 Dëshmorët”, në minimarketin në pronësi të një shtetaseje dyshohet të ketë vjedhur rreth 10 karta Vodafon, 10 karta Dimol, 7 karta Digitalb, 16 karta Eagel, të cilat kapin vlerën nga 200 – 1000 lekë, 10 karta Alba Tirana, me vlerë 500 lekë si dhe karta RSA dhe Jona, për telefon fiks. Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale të vjedhjes.