Shmang aksidentin, qindra kg ushqime, në rrugë
Një maune me targa të Lezhës ka rënë në një kanal si rezultat i shmangies së detyruar për të mos u përplasur me një mjet me targa greke i cili ka kryer një parakalim të gabuar. Në këto kushte ajo është rrëzuar në një kanal ndërsa rimorkio është shkëputur nga pjesa kryesore e maunes duke u rrokullisur në një fushë anës rrugës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12.30 minuta të mesnatës së sotme në vendin e quajtur Kolonjë. Sipas policisë rrugore mjeti me targa LE 3190 A ishte i ngarkuar me mallra ushqimore dhe vinte nga Gjirokastra në drejtim të Lezhës. Ndërsa po kalonte ne këtë aks rrugor dy vetura kanë parakaluar maunen ndërsa një e trete i ka prerë rrugën asaj dhe fatmirsisht nderhyrja në kohë e drejtuesit të muanes ka bërë që aksidenti te shmangej por e ka pësuar vet pasi maunia është rrokullisur duke u përplasur me një ure. Qindra kuintal ushqime te ndryshme si dhe ujë në shishe kanë vërshuar në rrugë dhe në arën aty pranë ku ndodhi aksidenti.
Aksident tjetër, përplasen dy makina
Një tjetër aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Fier- Patos ne vendin e quajtur Mbyet të rrethit të Fierit. Dy mjete me targa greke janë përplasur me njëra tjetrën ku kanë mbetur të plagosur lehte dy drejtuesit e mjeteve, ndërsa dëmtimet materiale të mjeteve kanë qenë të konsiderueshme. Ngjarja ka ndodhur ne orët e paradites së sotme Policia ka ardhur në vendin e ngjarjes duke kryer hetimet për të gjetur shkaktarin e këtij aksidenti. Te plagosurit kanë mare mjekimin e nevojshëm dhe kanë dalë nga spitali.