E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zannier: Jo polici serbe në Kosovë

Misioni i Kombeve të Bashkuara, UNMIK do të vazhdojë të qëndrojë në Kosovë Një fakt i tillë është bërë i ditur nga Lamberto Zannier, i cili tha se misioni do të fokusohet më shumë në zonat e banuara me serbe dhe popullsi të tjera. “UNMIK do të kushtëzojë veprimtarinë e tij, e në të njëjtën kohë do ti kalojë kompetencat e tij, misionit të BE EULEX, por trupat tona do të vazhdojnë të qëndrojnë në Pejë, Graçanicë dhe padyshim në Mitrovicë- ka përfunduar Zanier gjatë një konference për shtyp në Prishtinë.

Ai gjithashtu mohoi edhe zërat në lidhje me krijimin e një policie serbe brenda policisë së Kosovës, duke shtuar se është e pamundur të ndodhë një gjë e tillë. Shefi i UNMIK-ut shpjegoi gjithashtu edhe takimin e tij me ministrin serb për Kosovën, Goran Bogrdanovic, një takim ky që nuk nxori në pah asnjë kërkesë të Serbisë për të krijuar policinë e saj në Kosovë. Sipas Zanier, policët serbë do të vazhdojnë të jenë nën urdhrat e UNMIK.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›